Transmetuar më 22-04-2020, 20:24

Franca humb në 24 orët e fundit, 544 persona si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19, duke shënuar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë kur pati 531 të vdekur.
Me shifrat e fundit shkon në 21.340 numri total i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.
Aktualisht të shtruar në spital ndodhen 40.657 pacientë, prej tyre 5.218 në gjendje kritike.
Me këto shifra Franca renditet e katërta, ku në vendin e parë për numrin e viktimave renditet SHBA me 46.149 viktima, Italia me 25.085 dhe Spanja me 21.717 viktima. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





