Transmetuar më 22-04-2020, 18:18

Qeveria shqiptare i merr borxh të ngutshëm Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një shumë prej 175 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveria ka vendosur të marrë borxh 139 300 000 SDR (Special Drawing Right, njësi këmbimi e FMN), ose thënë ndryshe rreth 175 milionë euro.

Ky borxh vjen në kushtet e përballjes me emergjencën e koronavirusit, çka duket se e ka shtyrë qeverinë shqiptare drejt një vendimi të tillë, për përballimin e pasojave ekonomike.

Borxhi ndaj FMN vjen në një kohë që qeveria ka miratuar dhënien e një “page lufte” për gjithë bizneset në vështirësi, por edhe për të larguarit nga puna.

Vendim për

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisё, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

PROJEKTLIGJ

PËR

MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, 84, pika 4, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndёrkombёtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI) me termat, sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUҪI

175 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveria ka vendosur të marrë borxh 139 300 000 SDR (Special Drawing Right, njësi këmbimi e FMN), ose thënë ndryshe rreth 175 milionë euro.

Ky borxh vjen në kushtet e përballjes me emergjencën e koronavirusit, çka duket se e ka shtyrë qeverinë shqiptare drejt një vendimi të tillë, për përballimin e pasojave ekonomike.

Ky borxh vjen në një kohë që qeveria ka miratuar dhënien e një “page lufte” për gjithë bizneset në vështirësi, por edhe për të larguarit nga puna.

Vendim për

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisё, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

PROJEKTLIGJ

PËR

MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, 84, pika 4, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndёrkombёtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI) me termat, sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUҪI

PËRDITËSIM LIVE