Transmetuar më 22-04-2020, 14:37

Qeveria shqiptare ka vendosur mbylljen e kufijve për të mbrojtur popullin nga pandemia e koronavirusit me rastet e importuara.

Ditën e sotme, u zhvillua një bisedë mes kryeministrit Rama me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis ku fokusi ishte tek situata e Covid-19.

Top Channel mësoi se të dy kryeministrat shprehen bindjen se brenda periudhës së 2 muajve të ardhshëm, situata do të kthehet në normalitet dhe se është e nevojshme që liberalizimi i masave, sidomos hapja e kufijve, të bëhet e bashkërenduar.

Interesi i madh për hapjen e kufirit vjen nga Athina, të cilës do ti duhen dhjetëra mijë punonjës sezonal, kryesisht në bujqësi brenda muajit maj.

Para 3 ditësh, qeveria greke njoftoi se më 15 maj do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë me Shqipërinë për këmbësorë dhe automjete. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd