Transmetuar më 22-04-2020, 14:00

Injeksionet e ilaçeve vdekjeprurëse mund të përdoren për të shpëtuar jetën e pacientëve me koronavirus që janë në ventilatorë.

Ilaçet që kërkohen përfshijnë qetësuesit: sedativi Midazolam, paralitiku Vecuroniumi bromide dhe opioidi Fentanil.

Profesori i Asociuar i Anestezisë dhe kirurgjisë në Universitetin Emori në Arlanta, Zivot dëshiron ti përdorë për të qetësuar pacientët që vendosen në ventilim.

Siç raporton noa.al duke cituar britaniken “The Sun”, profesori tha: “Ato duhen sepse po të vendosësh një pacient në ventilator pa këto qetësues, do të ishte një torturë për ta”.

Në një letër të dërguar këtë muaj për departamentet korrigjuese, një grup prej 7 farmacistësh, ekspertë të shëndetit publik, mjekë të njësisë së kujdesit intensive i kërkuan shteteve që japin dënim me vdekje të japin çdo stok të mbetur të injeksioneve në qendrat e kujdesit shëndetësor.

“Stoku juaj mund të shpëtojë jetën e qindra njerëzve, megjithatë ky mund të jetë një pjesë e vogël e vdekjeve totale të parashikuara, është një udhëzim etik që mjekësia vlerëson për çdo jetë”, shkruhet në letër.

Vetëm shteti Wyoming i është përgjigjur letrës duke thënë se nuk i ka injeksionet që kërkohen.

Profesori Ziot shtoi: “Unë nuk po përpiqem të komentoj për të drejtën dhe të gabuarën e dënimeve me vdekje. Unë po kërkoj kujdes për pacientët, ju lutem më ndihmoni.”

Për shumë pacientë, koronavirusi shkakton simptoma të lehta ose të moderuara si temperatura dhe kolla që largohen pas 2-3 javësh. Por gjendja e disa pacientëve mund të rëndohet dhe mjekët detyrohen ti vendosin në ventilatorë për ti ndihmuar me frymëmarrjen.

Shumë ilaçe që përdoren për qetësimin e dhimbjeve dhe vendosjen e pacientëve në ventilatorë, janë të njëjtat që përdorin shtetet për të burgosurit që dënohen me vdekje.

Çfarë janë injeksionet e ilaçeve vdekjepurëse?

Injeksionet e ilaçeve vdekjeprurëse përdoren kryesisht për pacientët që janë në prag të vdekjes. Mjekët e aplikojnë vetëm kur bien dakord me vetë pacientin ose familjarët për të shmangur vuajtje. Rast tjetër kur përdoren në dënimet me vdekje të disa shteteve./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd