
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një i dënuar tek burgu “313” ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Zv/ Ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shtoi se janë bërë 39 teste tek persona të tjerë në ambientet e burgut, të cilët kanë rezultuar negativë.
Nuk u dhanë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të dënuarit të infektuar.
Dje u konfirmua se i burgosuri me Covid-19 është një shtetas italian, me emrin Giovanni Di Cosimo.
Ai është 42 vjeç dhe u arrestua në vitin 2018 në Durrës, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Di Cosimo ndodhet në burgun “313”, në pritje për tu gjykuar, ku pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.
42-vjeçari i cili u arrestua dy vite më parë nga forcat speciale RENEA, rezulton si pjesë e një organizate mafioze, ndërsa pasuria e tij në Shqipëri është vënë nën sekuestro, e dyshuar si produkt i aktivitetit kriminal. /a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





