Transmetuar më 22-04-2020, 11:46

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e mirë për disa qytete që kanë patur raste me koronavirus.

Të gjithë të prekurit nga Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë shëruar.

Ndërkohë kurba e numrit të të shëruarve vazhdon të shënojë rritje prej më shumë se 1 jave tashmë.

Gjatë orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Ndërkohë vatrat më të nxehta të përhapjes së sëmundjes mbeten Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri deh Kruja./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd