Transmetuar më 22-04-2020, 11:33

Pandemia e koronavirusit dhe izolimi duket se kanë pastruar më shumë se kurrë ujërat.

Këtë e tregon një video ku duket kandili i detit duke lëvizur në kanalin e qytetit të Venecias në Itali.

Javën e kaluar, zoologu Andrea Mangoni filmoi krijesën e detit në ujërat e qeta pranë urës Bareteri.

Kandili i detit ishte i dukshëm përmes ujit të kanaleve, të cilat zakonisht janë të errëta.

Varkat dhe gondolat kanë pezulluar lëvizjen për shkak të mbylljes mbarëkombëtare të Italisë, gjë që ka bërë sipërfaqen më të qartë./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd