Transmetuar më 22-04-2020, 10:23

Shteti amerikan Missouri ka akuzuar qeverinë kineze dhe disa institucione të tjera për rolin që patën në pandeminë e koronavirusit dhe efektin që shkaktoi.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Schmitt ka hedhur akuza për fshehje të informacionit duke thënë se nuk kanë vepruar shumë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Schmitt ngriti padi civile kundër Kinës në gjykatën federale në rrethin lindor të Missourit.

Sic raporton noa.al duke cituar CNN, kjo është e para padi zyrtare që deklaron se “Autoritetet kineze mashtruan publikun, nuk treguan informacionin thelbësor, arrestuan kallëzuesit, mohuan transmetimin nga njeriu te njeriu, shkatërruan hulumtime kritike mjekësore, lejuan që miliona njerëz të ekspozohen ndaj virusit dhe madje të bllokojnë pajisje mbrojtëse personale protektive duke shkaktuar kështu një pandemi globale që ishte e panevojshme dhe e parandalueshme ”.

Deri tani, janë konfirmuar 6105 të infektuar dhe 229 viktima nga koronavirusi në Missouri./a.m/noa.al

Eric Schmitt

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd