Transmetuar më 22-04-2020, 01:05

Gazetari gjerman, Peter Tiede komentoi mbrëmjen e së Martës, pushimin e padisë së Edi Ramës në Gjykatën e Frankfurtit.

Tiede tha se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të mbrojtur veten në gjykatë.

Sipas tij, z.Rama ka bërë zgjedhjen e duhur për t’u tërhequr nga padia ndaj gazetës Bild.

“Më paditi në Frankfurt, po gjithashtu di që kjo padi nuk ekziston më. Nuk më ka ardhur asnjë informacion zyrtar.

Duke siguruar se "kishim dëshmitarë të rinj dhe regjistrime video", z.Tiede tha: "Rama ka marrë një vendim të mençur duke tërhequr padinë. Mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd