Transmetuar më 22-04-2020, 00:44

Epidemiologu Artan Simaku thotë se më e keqja ka kaluar dhe situata në lidhje me koronavirusin është optimiste. Kurse vlerëson se hapja e vendit dubet të bëhet me një kusht, që të shmanget një valë e dytë e Covid-19. Dhe kushti është mbajtje mbyllur për një kohë më të gjatë e të moshuarve.

Simaku u shpreh: “Duhet marrë në konsideratë si mundësi, prandaj theksojmë se masat e distancimit fizik nuk duhen neglizhuar nga popullata. Sa më të kujdesshëm të jenë qytetarët, aq më e madhe do të jetë mundësia e kthimit në normalitet. Mosha e tretë nuk duhet ta thyejë karantinën në asnjë mënyrë”.

Duke u ndalur tek situata aktuale dr. Simaku tha: “Kriteri i vlerësimit janë rastet që shtrohen në spital dhe ato kanë ardhur në rënie, ndërkohë që trendi i shërimit është shumë i lartë. Virusi sigurisht që qarkullon dhe 80% e njerëzve e kalojnë pa simptoma. Raste do të ketë sërish dhe këshillohet që pavarësisht lehtësimit gradual të masave, të mos lehtësohen masat e distancimit social dhe higjienës. Pavarësisht situatës optimiste, kujdesi duhet të jetë maksimal”, deklaroi Simaku në intervistë sot me A2.

Sipas tij, “masat e marra deri tani kanë pasur impakt absolut, pasi janë marrë në kohën e duhur”.

“Do të prodhonin efekte negative nëse do të merreshin më herët apo më vonë”, nënvizoi epidemiologu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd