
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se po bëhen çdo ditë tendera sekretë, ndersa sipas tij, SPAK nuk po ndihet.
Deklaratën, Manjani e bëri këtë mbrëmje në emisionin "Tempora".
Sipas tij kryeministri Edi Rama po përpiqet që tu marrë të drejtat dhe liritë shqiptarëve.
"Tendera sekretë përditë, SPAK-u nuk ndihet fare. Tendera sekretë dhe kontrata sekretë sikur ky do të blejë armë. Shpenzohen lekë vu. Ku është ky SPAK-u meqë ra fjala?"-shtron pyetjen Manjani.
Ish-ministri shprehet më tej:
"Prandaj i duhen masat e jashtëzakonshme që t’i vërë të gjithë në gjumë dhe tu thotë që shiko se po vjen gogoli. Rrini atje se e di unë, se ashtu është një muhabet. Nuk keni të drejta dhe liri, nëse keni nevojë për diçka më thoni, nëse keni nevojë për ndonjë gjë për të ngrënë ju dërgoj Erionin me ndonjë qese dhe kjo është një histori, që po vazhdoi kështu, do të shkojmë drejt kafshës dhe jo njeriut"./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





