Transmetuar më 21-04-2020, 22:06

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se ecuria e deritanishme e epidemisë i lejon kryeministrit lirimin e masave shtrënguese, ndersa beson se gjysma e majit sipas tij do të na gjeje edhe më të lehtësuar nga sa tha Edi Rama.

Në një lidhje skype në "Repolitix", Pipero tha se ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, çka mundëson sipas tij lehtësimin e masave dhe hapjen e biznese "por gjithmonë duke qenë vigjilentë që të mos lejohet krijimi i vatrave të reja të infeksionit".

Pipero tha më tej se për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, kufizimi i daljeve duhet të jetë më i zgjatur në kohë.

"Ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, ndoshta nën 2 dhe për këtë kurba ka qenë e zbutur dhe pas prillit do të ketë zbritje të qëndrueshme. Kryeministri që nga fillimi i epidemisë ka folur me gjuhën e ekspertëve të shëndetësisë dhe jo të politikanit, unë kam thënë që mesi i majit do të na gjejë më të lirë. Jam përkrahës i lehtësimi gradual në proporcion me epideminë dhe kjo ecuri e epidemisë deri tani e lejon kryeministrin të marrë këto masa. Besoj se gjysma e majit do të na gjeje edhe më të lehtësuar nga sa tha kryeministri. Nuk duhet ta humbim në asnjë moment vigjilencën dhe për të gjurmuar çdo rast të dyshimtë për të parandaluar krijimin e vatrave të reja", shprehet mjeku infeksionist.

Pipero tha më tej se për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, kufizimi i daljeve duhet të jetë më i zgjatur në kohë.

"Është ende e nevojshme që të moshuarit dhe të sëmurët kronik të jenë më të kufizuar përtej 4 majit me të tjetër dhe kufizimi i tyre të jetë dhe për një kohë pak më të gjatë e kufizuar dhe të jemi të kujdesshëm. Do të nisim fazën e dytë të epidemisë që është pak më e gjatë dhe pak më e zbutur. Pas majit rastet do të jenë sporadike dhe do lejojë lehtësimin e masave", tha Pipero./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd