Transmetuar më 21-04-2020, 20:38

Gazetarja lidhet direkt me studion e lajmeve nga shtëpia, por në sfond shihet burri i saj i zhveshur duke bërë dush.

Një gafë e madhe ajo në të cilën është përfshirë reporterja amerikane Melinda Meza, korrespondente e KCRA 3 në Sacramento.

Gruaja njëlloj si shumë kolegë në këtë periudhë, u lidh nga shtëpia me studion e lajmeve, por nuk e dinte se çfarë po ndodhte pas shpinës së saj, ku publiku vuri re burrin e zhveshur duke bërë dush.

Meza, për shkak të kufizimeve prej Covid-19, punon nga shtëpia dhe pikërisht nga banesa e saj por raportonte.

Gjatë një lidhje direkte ku sugjeronte se si mund të kapeshin dhe priteshin flokët në karantinë, në sfond u shfaq i shoqi.

Burri i cili po bënte dush përfundoi aksidentalisht në fokusin e kamerës, siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë. Gjatë transmetimit gazetarja nuk vuri re asgjë, por ishin ndjekësit ata që i fiksuan pamjet. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd