Transmetuar më 21-04-2020, 20:23

Koronavirusi shënon 531 viktima në 24 orët e fundit të Francë, ndërkohë që edhe pacientët nën kujdes intensiv në spital, vijojnë në rënie.

Në orët e fundit u shënuan 16 të vdekur më pak krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 547 viktima.

Me shifrat e sotme shkon në 20.796 numri total i të vdekurve.

Ndërkohë në total numri i të infektuarve ka arritur në 155.383.

Aktualisht në terapi intensive ndodhen 250 persona më pak, me një total prej 5.433 pacientësh. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd