Transmetuar më 21-04-2020, 18:32

Pasditen e sotme teksa njoftoi zgjatjen e kohës për pazar që nga java që vjen dhe hapjen e transportit ndërqytetas për shërbimin taksi, Kryeministri Edi Rama foli edhe për turizmin dhe se kur mund të hapen shkollat.

“Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit. Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas çdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike”, u shpreh Rama.

Lidhur me hapjen e shkollave dhe universitete, ai shtoi se brenda fillimit të javës që vjen do të dilet me vendim.

“Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Domethënë të gjithë ende nuk kanë një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti  ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd