Transmetuar më 21-04-2020, 17:05

Britania e Madhe shënon rritje të ndjeshme të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotme, u raportuan 828 të vdekur, pas një rënie të konsiderueshme gjatë fundjavës.

Po ashtu rritja është e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 429 viktima.

Me shifrat e fundit shkon në 17.337 numri i viktimave totale qysh nga nisja e pandemisë.

Nga totali i viktimave 15.607 u shënuan në Angli, 985 në Skoci, 609 në Uells dhe 207 në Irlandën e Veriut. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd