Transmetuar më 21-04-2020, 12:22

430 jetë të humbura janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Spanjë duke e çuar në 21,182 totalin e viktimave.

Po gjatë këtyre orëve janë shtuar 3,968 raste të reja që e çojnë në 204,178 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë, 1,928 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 82,514.

Spanja duket se po shënon cdo ditë rënie të numrit të viktimave dhe situata po qetësohet.

Ditën e djeshme, Spanja regjistroi 399 të vdekur, shifra më e ulët e shënuar që nga 22 marsi./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd