Transmetuar më 21-04-2020, 09:42

Mjekja toksikologe Sonila Tivari Bitri ka zbuluar ndikimin e alkoolit tek trupi i njeriut në këtë periudhë kur ekziston rreziku i infektimit me koronavirus.

Shumë persona gjetën si zgjidhje rakinë duke thënë se është dezinfektant, por mjekja sqaron se alkooli nuk e lufton, por shton rrezikun për tu prekur me sëmundjen.

Në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, Bitri tha: “Janë bërë shumë studime që personat me çrregullime të konsumimit të alkoolit janë më të prekshëm ndaj viruseve. Përdorimi i alkoolit apo substancave të tjera nxisin dëmtimin e sistemit imunitar i cili është i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19”.

Mjekja toksikologe shtoi se nëse konsumohet çdo ditë alkool në këtë periudhë izolimi, çdo person mund të bëhet i varur.

“ Duhet të theksojmë edhe faktin që në periudhën e fundjavës ku është e ndaluar lëvizja, risku për të bërë apsinezë nga stopimi i alkoolit është i madh. Kjo çon në komplikacione serioze, dhe ky fakt nuk njihet. Komplikacionet mund të jenë encefalopatia, apsitenca shoqërohet me dridhje, me kriza konvulsive, me axhitim. Këto janë shqetësimet që në përgjithësi kanë personat e ndryshëm të cilët nuk e përkufizojnë veten si të varur nga alkooli dhe e kanë të vështirë ta pranojnë”, sqaroi Sonila Tivari Bitri./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd