
Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u shfaq e qeshur në komunikimin me mediat.
Ndërsa foli për masat e ndërmarra kundër COVID 19 në Shqipëri, zonja Tomini tha se epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë.“Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë, në kuadrin e të dhënave epidemiologjike, sistemit shëndetësor, dhe elementët mbështetës. Masat e marra në kohë dhe angazhimi maksimal ka treguar që kjo epidemi është një epidemi e butë” tha ajo.
“Po ndjekim të njëjtën strategji kundrejt masave të marra dhe ndërkohë edhe lëshimit në proces në javët në vazhdi” tha Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





