Transmetuar më 20-04-2020, 22:39

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë.

Artisti i njohur i filmit vuante prej kohesh nga një semundje e rendë.

Familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë.

Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit te tij.

Familja tha se falenderon stafin mjekesor qe u perkujdes per nje kohe te gjate.

Rikard Ljarja (1 prill 1943 në Shkodër – 20 prill 2020 në Tiranë) ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit "A. Moisiu", Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.