
Këshilli i Ministrave ka propozuar që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri në datën 23 qershor 2020.
Kanë kaluar thuajse dy muaj në izolim dhe vendimi për të hapur disa biznese rriti shpresën se situata po qetësohet, por masat për të ndaluar përhapjen e sëmundjes duket se do të vijojnë të jenë aktive.
Propozimi pritet të miratohet në seancën plenare që do të mbahet ditën e enjte (23 prill). Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme u shpall me datë 23 mars për një muaj, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.
Deri tani, vendi ynë ka regjistruar 584 të infektuar dhe 26 jetë të humbura nga koronavirusi./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





