
Një baba i ri dhe vajza e tij 3-vjeçare janë përballur me një sulm të frikshëm në mes të rrugës. Britaniku i identifikuar si Matt Batty, 28 vjeç po ecte me vajzën Alice-Rose kur i doli para një bandë me katër djem.
Vogëlushja i tha se duhet të shkonin në shtëpi për shkak të “virusit” kur njëri prej tyre pështu në dorën e tij dhe e fshiu tek faqja e saj duke i thënë se është me koronavirus.
Para se të largoheshin, ata u përpoqën të vidhnin çantën e ushqimeve të babait, ku kishte qumësht dhe sheqer. Ngjarja ndodhi të dielën pranë shtëpisë së tyre në Barnsley.
Babai i dy fëmijëve rrëfeu gjithçka ndodhi për “Examiner Live” duke thënë: “Ne ishim për në shtëpi dhe vajza ime pa djemtë në biçikletë dhe më pyeti ‘A mund të dal jashtë me biçikletën time?’ unë i thashë se nuk mundej për shkak të ‘viruseve të pista’ dhe i thashë se atya nuk duhet të ishin në biçikletat e tyre. Pas kësaj, vajza ime tepër sociale i tha, ‘Ju djema duhet të shkoni në shtëpi për shkak të viruseve të pista’”.
Pas kësaj, ata i rrethuan dhe babai i tha që të qetësoheshin pasi vajza e tij ishte vetëm 3 vjeçe.
“E dëgjova se po na ndiqnin. Më pas pashë njërin prej tyre që përshtyu në dorë dhe e fshiu në fytyrën e vajzës time dhe tha, ‘Unë jam me koronavirus’”.
Alice-Rose shpërtheu në lot kur u kthye në shtëpi dhe tani ka frikë të dalë të luajë jashtë pasi mendon se djemtë e “pistë” do e sulmojnë sërish. Ndërkohë Matt dhe gruaja e tij Katie kanë njoftuar policinë për këtë ngjarje./a.m/noa.al

Vendi ku ndodhi ngjarja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





