
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se kryeministri Rama nuk do të bashkëpunojë me opozitën për situatën e koronavirusit.
Në një reagim në Facebook, Alibeaj thotë se Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi edhe në një situatë të tillë.
Reagimi i Enkelejd Alibeajt
Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja te klasifikuar si "sekret".
Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptaret po vuajnë për bukën e gojës, kur mjeket perballen të pambrojtur, kur policet duhet të sigurojnë vete maska e doreza. Pikërisht në këtë situate Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.
Ndaj për këtë Edi Rames i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjeket e infektuar, për fasonerite që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetareve.
Si çdo opozite ne një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetareve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetareve mbi çdo interes partiak.
Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qëndrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





