
454 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë orëve të fundit në Itali, ndërkohë që një ditë më parë ishin 433 viktima.
Aktualisht ka arritur në 24,114 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.
Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 2256 të infektuar të tjerë me Covid-19, informon noa.al duke cituar komunikatën e Departamentit të Mbrojtjes Civile në Itali.
Një ditë më parë ishin 3047 njerëz të infektuar, kurse në ditën pararendëse, ishin 3491. Numri total tani ka arritur në 181,228 njerëz të infektuar.
Po gjatë këtyre orëve, janë shëruar 1822 pacientë me koronavirus dhe numri total i të gjithë të shëruarve ka arritur në 48877.
Rajoni më i goditur italian, Lombardia duket se po "shërohet" pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 viktima dhe 735 raste të reja me koronavirus.
Totali i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 66,971 ndërsa totali i viktimave në 12,376./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





