
Arrestohet një tjetër person në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” i kurorëzuar në 14 mars 2019, i cili goditi një grup që jepte para me fajde.
Nga policia e Shkodrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i Jonuz Alija, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Alija u arrestua në vijim të operacionit të një viti më parë kur pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, ndërsa mesditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.
Në datë 14 mars 2019, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre.
Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës. /a.y/noa.al
“Fajdexhinjtë” e Shkodrës, Apeli lë të lirë 6 prej tyre, burg të tjerëve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





