Transmetuar më 20-04-2020, 08:50


Një aktivizim i ri nga vullkani Etna në Itali, prej nga ka nisur të rrjedhë llavë dhe të dalë tym nga krateri vullkanik.
Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Imgv-Oe) në Catania, thotë se është vënë re prania e rrjedhjes së llavës nga krateri, në krahun jugor të konit.
Aktiviteti, i cili filloi rreth orës 07.50 të mëngjesit të së dielës, është i kufizuar.
Etna është vullkani më i rrezikshëm dhe me aktivitetin më të lartë në Europë.
Ndërkohë aeroporti ndërkombëtar i Catania, Fontanarossa, mbetet operacional – megjithëse kufizimet prej emergjencës së koronavirusit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





