Transmetuar më 20-04-2020, 08:34

Një person vrau 16 vetë, mes tyre një police, për arsye ende të panjohura. Masakra tronditëse ndodhi në Nova Scotia, të Kanadasë. Një 51-vjeçar u vra pasditen e së dielës nga policia pas një ndjekje prej 12 orësh.

Gjatë ndjekjes, teksa tentonte arratinë me makinë policie i veshur si efektiv, qëlloi për vdekje disa persona.

Përgjegjësja e xhandarmërisë, Brenda Lucki, foli fillimisht për 13 të vdekur por gjatë mesnatës së të dielës saktësoi se bëhet fjalë për 16 viktima, por tha se “është shumë shpejtë për të folur për motivet”.

Shumë nga viktimat nuk kanë asnjë lidhje me agresorin, por fakti që kishte veshur uniformë dhe lëvizte me makinë policie, bën të mendosh për një plan të mirë menduar.

I dyshuari për masakrën është një dentist 51-vjeçar Gabriel Wortman, ndërsa mes viktimave të tij është efektivja e policisë Heidi Stevenson 23 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd