Transmetuar më 20-04-2020, 07:58

Pas mbylljes prej një muaji e gjysmë prej emergjencës së koronavirusit, një sërë biznesesh do të rinisin aktivitetet e tyre.

Këtë fundjavë u publikua lista e bizneseve që rinisin punën, e cila është publikuar në e-Albania dhe që e gjeni më poshtë.

Pjesë e saj janë hotelet dhe hapësira të ngjashme, si dhe do të lejohen kampingje.

Po ashtu hapen edhe dyqanet e kozmetikës, tregtia e luleve dhe bimëve.

Fast food-et dhe byrektoret do të funksionojnë vetëm me shërbimin e shpërndarjes dhe porosisë dhe marrjes në moment të ushqimit, pa pasur mundësi të qëndrohet në ambient.

Mbyllyr vijojnë të mbeten parukeritë, qendrat estetike, baret dhe restorantet, për të cilat është paralajmëruar se do të jenë të fundit që do të hapen.

Por sërish edhe këto aktivitete do të kenë mundësi të jenë hapur pjesërisht, pasi qytetarëve u ndalohet lëvizja pas orës 17.30 dhe të vetmet që mund të punojnë pas kësaj ore janë ato shërbime që ofrojnë produktet në variantin delivery, apo dorëzim në shtëpi siç njihet ndryshe. /a.y/noa.al

LISTA E AKTIVITETEVE TË HAPURA

PËRDITËSIM LIVE