Transmetuar më 19-04-2020, 23:09

“Ajo dëshironte që të ndahej nga partneri i saj pas rreth 9 vitesh lidhjeje, ndersa ai një roje gjuetie, vendosi ta vriste”.

Ky është motivi i vrasjes që ndodhi sot rreth orës 2 të mëngjesit me një armë gjahu, që dyshohet se është kryer nga një 47-vjeçar, banor në Truccazzano, në zonën e Milanos, në Itali.

Siç raporton Ansa, gjatë natës, 47-vjeçari u paraqit në kazermat e karabinierisë në Cassano d’Adda për të rrëfyer atë që kishte kryer.

Trupi i gruas u gjet shtrirë në shtrat, gjithashtu edhe një armë gjahu, me të cilën besohet të jetë kryer vrasja.

Personi që dyshohet se kreu krimin quhet Antonio Vena, ndersa e ndjera Alessandra Cità.

Çifti, të dy bashkëmoshatarët me origjinë nga i njëjti vend në Siçili, ishin njohur me njëri-tjetrin prej shumë vitesh.

Ata më pas ishin shpërngulur në Milano dhe kishin nisur një marrëdhënie, e cila vazhdoi për disa vite, derisa, pak kohë më parë, gruaja vendosi t’i japë fund.

Prej rreth 2 javësh ata ishin izoluar në shtëpinë e saj dhe asnjëri prej tyre nuk rezulton infektuar me koronavirus./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd