Transmetuar më 19-04-2020, 19:53

Grimieri i njohur shqiptar nga Kosova, Arbër Bytyqi, është transformuar në femër duke përdorur grimin.

Dhe në fakt transformimi është i dukshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Rezultatin ai e ka bërë të ditur nëpërmjet fotove dhe videove publikuar në rrjetet sociale.

Në videon të cilën e ka publikuar në “TikTok”, grimeri shfaqet me një grim me nuancat e ngjyrës vjollcë si dhe me një paruke po ashtu ngjyrë vjollcë.

“Arba është kthyer”, ka shkruar Arbër Bytyqi krahas videos.

@arber_bytyqi_mua

Arba is back? ##fyp ##makeuptransformation

♬ CEO of beauty mode – markymarx

Ai gjithashtu ka publikuar fotot e transformimit edhe në Instagram.

“Unë mund t’i bëj të dyja, zotëri Arbërin dhe zonjushën Arba”, shkruan grimieri i cili rregullon shumë emra të njohur nga shoubizi shqiptar./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd