
Konfirmohen 507 të vdekur nga koronavirusi në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi është bërë i ditur nga Guvernatori Andreë Cuomo, gjatë një daljeje për mediat.
Sipas guvernatorit Cuomo, shtëpitë e të moshuarve vazhdojnë të jenë burim i situatave vërtetë shqetësuese”.
“Sot humbëm 507 njujorkezë. Këta nuk janë vetëm numra. Në secilën shifër është një fytyrë dhe një familje, një vëlla dhe një motër, nënë dhe baba, njerëz që janë në dhimbje sot dhe do të kenë dhimbje për një periudhë të gjatë kohore. Kështu që i kujtojmë ata në mendimet dhe lutjet tona “, tha Cuomo.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të merikës mbajnë numrin më të lartë në botë të viktimave nga koronavirusi, ku në New York, situata shfaqet më problematike./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





