Transmetuar më 19-04-2020, 16:45

Konfirmohen 596 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ën Britaninë e Madhe.
Kjo shifër është e ulët në krahasim me një ditë më parë, ku humbën jetën 888 persona.
Me shifrat e fundit, shkon në 16060 numri i personave që kanë humbur jetën.
Në total në Britaninë e Madhe janë testuar gjithsej 372.967 persona nga të cilët 120.067, kanë rezultuar pozitivë.
Britania konsiderohet ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





