Transmetuar më 19-04-2020, 16:06

Një person në Krujë thyen rregullat e izolimit dhe del pa autorizimi, ndersa kundërshton me dhunë policët.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku më pas është arrestuar nga forcat blu.
Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me inicialet nga Hasi me inicialet G.S.
Ai është kontrolluar nga policët ku është konstatuar se ai nuk kishte as autorizim dhe as mjet identifikimi.
Gjatë shoqërimit në komisariat ai është arrestuar teksa pretendonte se kishte ardhur tek disa njerëz të tij në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





