Transmetuar më 19-04-2020, 14:14

Ka marrë kritika të forta, pasi është në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit, pavarësisht se është shtatzënë. “Duhet të rrish në shtëpi”, i shkruajnë në rrjetet sociale dhe i thonë kur e takojnë në rrugë.

Për këtë arsye Taylor Poynter, mjeke e ndihmës së shpejtë në spitalin e Chicago, SHBA, ka vendosur që të ndajë eksperiencën e saj në profilin në Instagram, duke ndarë fotografi të barkut të rrumbullakosur.

Ajo ju thotë ndjekësve se nuk ndihet heroinë dhe se nuk do e rrezikonte kurrë jetën e fëmijës së saj, por se nuk mund të tërhiqet përballë një emergjence të tillë.

“Të jesh në javën e 31-të të shtatzënisë në krye të punës dhe të përballesh me pandeminë. Kam shumë frikë dhe ankth, por përdor të gjitha mjetet mbrojtëse të mundshme”, shkruan ajo në një fotografi.

Më pas, pas valës së kritikave duke e këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi, ajo shkroi, “Le të sqarojmë se si ndihen pjesa më e madhe e ne nënave shtatzënë. Nuk duam të punojmë në kontakt të ngushtë me këta pacientë. Nuk zgjedhim që të vendosim në rrezik jetën tonë apo të foshnjave. Preferojmë që të rrimë në shtëpi dhe të shmangim ankthin dhe frikën. Nuk shkojmë në punë duke menduar se jemi heroina. Vuajmë për gjërat që nuk i njohim. Mos i gjykoni gratë shtatzëna që punojnë në vijën e parë. Disa prej nesh janë e ardhura e vetme e familjes, ndaj nuk mund të rrimë në shtëpi apo të marrim leje lindje. Ka shumë arsye se pse femrat shtatzëna punojnë ende. Nëse doni të na ndihmoni. Lutuni që të kalojmë frikën tonë dhe të gjejmë paqe. Ne jemi këtu për ju”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd