Transmetuar më 19-04-2020, 12:13

Aktorit të njohur kanadez Nick Cordero, 41 vjeç, i është prerë këmba si pasojë e një infeksioni të rëndë të shkaktuar prej koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga gruaja e artistit të Broadway, Amanda Kloots.

Cordero, i shtruar në Cedars-Sinai Medical Center, Los Angeles, ndodhet në terapi intensive prej thuajse 3 javësh.

Infeksioni i shkaktoi mpiksje gjaku në këmbën e djathtë, duke i provokuar probleme me qarkullimin si dhe me tensionin.

Mjekët ndërhynë në mënyrë drastike për të parandaluar hemorragjinë e brendshme, duke i prerë këmbën e djathtë.

Ndërhyrja, shpjegoi Kloots në Instagram, nuk ia rrezikoi jetën: “Ia doli, e përballoi operacionin dhe kjo është diçka e madhe, duke qenë se fiziku i tij është dobësuar ndjeshëm”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd