
Numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi mund të jetë më i madh nga ai që është raportuar. Është kjo ajo që thuhet në një studim të ri të publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Public Health Management and Practice’ të Universitetit të Floridës së Jugut (Usf) dhe nga Instituti femëror i studimeve të pavarura sociale (Wiise).
Sipas këtij studimi, për çdo fëmijë që ka nevojë për terapi intensive prej Covid-19, janë 2.381 të tjerë të infektuar nga virusi. Një përllogaritje që ndjek një raport të Qendrës kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, bazuar në 2100 fëmijë të prekur nga koronavirusi në Kinë në totalin prej 82.735 të infektuar.
Sipas regjistrit amerikano-veror Virtual Picu (Pediatric Intensive Care Units) Systems, 74 fëmijë në SHBA janë futur në terapi intensive pediatrike mes 18 marsit dhe 6 prillit prej Covid-19, ndërsa 176.190 të tjerë janë infektuar gjatë kësaj periudhe kohore.
Fëmijët nën 2 vjeç përfaqësojnë 30% të rasteve të fëmijëve të prekur dhe 24% të tjerë janë me moshë nga 2 deri në 11 vjeç.
Ndërkohë 46% e rasteve të fëmijëve në terapi intensive është shënuar tek mosha nga 12 deri në 17 vjeç. Studiuesit deklarojnë se deri në 25% të popullsisë amerikane parashikohet të preket nga koronavirusi brenda vitit 2020, ndërsa 50 mijë fëmijë me sëmundje të rënda parashihet të shtrohen në spital, mes tyre 5.400 të sëmurë rëndë dhe që do të kenë nevojë për ventilator.
“Ndonëse rreziku i të sëmurëve rëndë prej Covid-19 është më i ulët tek fëmijët në raport me të rriturit, spitalet duhet të përgatiten me pajisje dhe personelin e duhur për pacientë me moshë më të vogël”, thotë autori i studimit Jason Salemi, profesor i epidemiologjisë pranë Usf College of Public Health. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





