


Virologu i besuar i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci nuk beson se koronavirusi është krijuar në laborator.
Duke folur në lidhje me teorinë se virusi është krijuar në laboratorin e Wuhan në Kinë, imunologu i njohur amerikan dhe kreu i National Institute of Allergy and Infectious Diseases, përgënjeshtroi hipotezën që po qarkullon gjerësisht ditët e fundit, lidhur me të cilin Presidenti amerikan Donald Trump promtoi një hetim për të bërë qartësi.
“Një grup virologësh të kualifikuar kanë vëzhguar sekuenca të lakuriqëve të natës se si evoluojnë. Mutacionet që pësuan janë në prag të konfirmimit. Ne pamë një kapërcim nga kafsha tek njeriu”, tha Fauci.
Ndërkohë nga analizat e kryera evidentohet se Covid-19, nuk është një virus i manipulueshëm lehtësisht.
Lidhur me origjinën e virusit, inteligjenca amerikane ka nisur hetimet, për të zbuluar edhe mënyrën se si u përhap dhe nëse është i përfshirë në të, Wuhan Institute of Virology. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





