


Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton koronavirusin, familjes së saj.
Ana Luca e cila ka lënë postin e administratores në spitalin polivalent në QSUT, për t’u rreshtuar në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë nga ballkoni dhe i shkruan të durojë.
“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.
Shqipëria deri më tani numëron 548 persona të prekur, ndërsa 26 kanë humbur jetën./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





