









- Air squats
- Alternating reverse lunges
- Bear crawl
- Elbow planks
- Hollow body hold
- Lateral bounds
- Squat jumps
- Superman
- Wall sit
Për të përballuar situatën e koronavirusit, pothuajse e gjithë bota është izoluar dhe njerëzit po kalojnë të gjithë ditën në shtëpi. Në këtë periudhë kur ende nuk ka një trajtim apo vaksinë, e vetmja zgjidhje për të mbajtur situatën nën kontroll konsiderohet izolimi.
Por karantina ka ndikuar në psikologjinë e njerëzve. Noa.al ju sjell disa ushtrime për të larguar stresin dhe për të qenë aktivë në këto ditë kur pjesa më e madhe e gjejnë papritur veten para frigoriferit.
“Çlirimi fizik të bën të ndihesh mirë”, thotë trajnerja Ashley Borden. Më poshtë gjeni pesë mënyra për tu ushtruar në shtëpi në një kohë kur palestrat apo kurset e kërcimit janë mbyllur.
(Imazhet e ilustruara të ushtrimeve të përshkruara në gjuhën angleze i gjeni në fotogalerinë më sipër)
1.Ushtrime
-Përsërisni pesë herë këto ushtrime: 15 air squats, 20 lateral bounds, dhe bear crawl.
-Përsërisni katër herë këto ushtrime: alternating reverse lunges, squat jumps, elbow planks dhe përpiquni të mbani pozicionin “bear crawl” për çdo 20 sekonda pasi përfundoni një prej ushtrimeve të mësipërme.
-Bëni këto ushtrime katër herë: wall sit with reach, hollow body hold, dhe pozicioni Superman. Bëni secilën për 30 sekonda dhe në përfundim të secilës bëni 30 sekonda pushim.
(Emrat e ushtrimeve janë në gjuhën angleze, imazhet e ilustruara të të cilave i gjeni në fotogalerinë më sipër)
2.Shikoni ushtrime në Youtube që përfshijnë edhe joga apo kërcime.
3.Në PlayStore apo Appstore në telefonin tuaj mund të gjeni programe ushtrimesh që mund ti bëni çdo ditë.
4.Bëni ecje
Ecja ndikon duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke forcuar kockat dhe muskujt dhe ka një efekt të rëndësishëm tek humori i njeriut. Ecja për të paktën 30 minuta në ditë bën diferencën.
5.Mblidhni miqtë në video live dhe kërceni
Kërcimi është një ushtrim tepër argëtues që ndikon në reduktimin e ankthit. Çdo person mund të vendosë pak muzikë në shtëpi, të ftojë miqtë për video live dhe të kërcejë sikur të ishin të gjithë bashkë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd














