Transmetuar më 18-04-2020, 13:26

Me 565 viktimat e regjistruara gjatë orëve të fundit, Spanja ka në total 20,043 jetë të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Po gjatë këtyre orëve shtuar 4,499 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 191,726 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Deri tani janë konfirmuar 74,662 pacientë të shëruar. Ndërkohë, qytetet me numrin më të lartë të viktimave në shtetin spanjoll janë Madridi dhe Katalonja.

Spanja mbetet vendi i dytë në Europë me shifrën më të lartë të viktimave, ndërsa renditet në vendin e parë për numrin e të infektuarve.

Pas saj vjen Italia 22,475 jetë të humbura dhe 172,434 të infektuar./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd