Transmetuar më 18-04-2020, 10:39
Foto ilustruese

Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë kontrolleve për autorizimin e lëvizjes në kuadër të situatës së koronavirusit.

I pari është identifikuar si Verjon Menaj, 41 vjeç, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh Durrës e ndaluan në lagjen nr. 13, dhe i kërkuan autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk pranoi dhe u largua me vrap.

Patrulla iu vu në ndjekje dhe arriti ta arrestonte.

Edhe një tjetër person i shpallur në kërkim është kapur nga e njëjta patrullë pasi kishte thyer rregullat e karantinës. I identifikuari me incialeti I. P., 31 vjeç, kërkohej për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”.

Më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd