Transmetuar më 17-04-2020, 22:12

Një kronikë e televizionit amerikan Fox News sugjeron të nxjerrë provat ekskluzive, se si koronavirusi doli nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

Por në kronikë thuhet se synimi i Kinës nuk ishte për ta përdorur si armë biologjike, por si tentativë e Kinës për të demonstruar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara.

Duke cituar burime thuhet se transmetimi i virusit në fillimin e tij ishte i shpejtë se njeriu dhe se “pacienti zero” ishte punonjës i laboratorit dhe nga andej doli në laborator.

“Besimi në rritje vjen nga dokumente dhe prova të klasifikuara dhe me burime të hapura. Burimet theksuan, siç ndodh shpesh me inteligjencën, se këto burime nuk janë përfundimtare dhe nuk duhet të karakterizohen si të tilla. Disa zyrtarë brenda administratës së inteligjencës dhe në komunitetet epidemiologjike janë më skeptikë, ndërsa hetimi po vazhdon. Ajo që bien dakord të gjitha burimet është mbulimi i gjerë i të dhënave dhe informacionit në lidhje me COVID-19 të orkestruar nga qeveria kineze”, thotë Fox News duke kërkuar të shihen provat direkt.

Dokumentet detajojnë përpjekjet e hershme të mjekëve në laborator dhe përpjekjet e hershme të kontrollit. Tregu i kafshëve të egra në Ëuhan fillimisht u identifikua si një pikë e mundshme e origjinës, por rezultoi se atje nuk shiteshin lakuriqë nate dhe burimet i thanë Fox News se fajësimi i tregut në fjalë ishte një përpjekje e Kinës për të shmangur fajësinë nga laboratori, së bashku me përpjekjet e vendit për propagandë që synonin SHBA dhe Italinë.

Duke iu përgjigjur raportit, gjeneral Mark Milley, kreu i Shtabit të Përgjithshëm, tha të martën pasdite se “Nuk duhet të jetë befasi për që ne kemi shumë interes rreth kësaj çështjeje. Unë thjesht do të thoja në këtë pikë se të dhënat nuk janë përfundimtare, megjithatë pesha e provave tregon se burimi (Covid-19) është natyror, por nuk e dimë me siguri”.

“Edhe sot, unë shoh që ata mbajnë informacione dhe mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të shpërndarë të dhënat”, tha sekretari i mbrojtjes Mark Esper për “America’s Newsroom” të mërkurën, duke iu referuar Kinës. Esper shtoi se ai nuk do të flasë për “raportimin e inteligjencës”, por që “shumica e njerëzve besojnë se filloi natyrshëm.

“Mendoj se në kohën e duhur, pasi të kemi kaluar pandeminë në të cilën jemi tani, do të ketë kohë të shikojmë mbas dhe do mund të vërtetojmë atë që ndodhi dhe të sigurohemi që kemi një kuptim më të mirë në mënyrë që të mund ta parandalojmë këtë në të ardhmen”, shtoi ai.

Burimet për televizionit tregojnë për strukturën e virusit, duke thënë se hartografia e gjenomit tregon në mënyrë specifike se nuk ishte ndryshuar gjenetikisht.

Duke folur në “The Story” të mërkurën në mbrëmje, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo theksoi: “Ajo që ne dimë është që ne e dimë se ky virus ka origjinën në Wuhan, Kinë. Ka ende shumë për të mësuar. Ju duhet të dini që qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me zell për ta kuptuar atë.”

SHBA i kërkon Kinës që të vizitojë laboratorin në Wuhan, aty ku dyshohet se nisi pandemia

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd