Transmetuar më 17-04-2020, 20:36

Një efektiv i policisë së Vlorës, ka plagosur veten me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është plagosur në në banesën e tij.
Siç njofton policia, në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, efektivi aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.
Lidhur me plagosjen hetimet janë në vijim, teksa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





