Transmetuar më 17-04-2020, 19:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sulmon sërish Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Kinën.

“Pse OBSH injoroi një email të autoriteteve shëndetësore të Tajvanit, ku në muajin dhjetor jepej alarmi lidhur me mundësinë që koronavirusi të transmetohej mes njerëzve?”, shkruan Trump, duke cituar çfarë është deklaruar nga eksperti Lanheen Chen i Hoover Institution, për Fox News.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë pyet se pse OBSH, ka bërë deklarata të ndryshme mbi koronavirusin, të pakujdesshme, gjatë janarit dhe shkurtit, teksa virusi përhapej në të gjithë botën.

Po ashtu Trump pyet se pse OBSH priti kaq shumë për të marrë një aksion të vendosur, duke u bazuar në atë që deklaroi eksperti kinez.

Dhe pavarësisht se autoritetet e Wuhanit korrigjuan sot befas bilancin e të vdekurve të Covid-19, në 3.869 të vdekur dhe 50.333 raste të konfirmuara, Turmp vë në dyshim numrin e raportuar nga Pekini.

“Kina sapo ka lajmëruar dyfishimin e numrit të viktimave për shkak të armikut të padukshëm. Por shifrat janë shumë më shumë se kaq dhe ka shumë më shumë viktima se në SHBA”, shkruan ai.

Nën presion për mënyrën se si po menaxhon pandeminë, ai sulmon kundërshtarët demokratë duke thënë se çifti “Biden-Obama ishin një katastrofë e vërtetë në menaxhimin e gripit të shpendëve dhe sondazhet e asaj kohe treguan nivele katastrofike të përballimit. 17 mijë njerëz vdiqën në mënyrë të panevojshme dhe për shkak të paaftësisë!” /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd