Transmetuar më 17-04-2020, 19:46
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur prag mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me aksidentin grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd