Transmetuar më 17-04-2020, 17:05

Britania e Madhe shënon 847 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 14.576.
Një ditë më parë në Britani u shënuan 861 viktima, çka sjell një rënie të lehtë në shifrat e sotme.
Nga viktimat e orëve të fundit 738 u shënuan vetëm në Angli, ndërsa në Skoci 58 raste.
Sakaq në Uells u regjistruan 11 të vdekur, ndërsa në Irlandën e Veriut 18 viktima.
Ndërkohë numri total i të infektuarve shkon në 108.692, me 5599 të prekur të shënuar në orët e fundit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





