
Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mjekun Edison Skëndo që akuzohet për “Kundërshtim të forcave të rendit”.
Ditën e djeshme, është dhunuar nga disa persona në hyrje të një pallati. Në incident u përfshi titullari i kësaj drejtorie, Hasan Ahmetaj.
Ky i fundit denoncoi Skëndon për mos bindje, kurse mjeku e akuzoi drejtorin e policisë për dhunë.
Në përfundim të gjykatës, mjeku u shpreh se gjatë ditës së djeshme, një civil iu afrua dhe i kërkoi lejen e daljes. Pas kësaj, sipas Skëndos, personi civil (Hasan Ahmetaj) e ka shtyrë atë dhe vëllain me forcë duke i grisur edhe rrobat.
“Një ditë të vetme që erdha në shtëpinë time në Berat më ndodhi kjo. Unë jam mjek dhe po bëj specializimin në QSUT. Dikush civil më kapi në mënyrë të dhunshme që të më shtynte drejt komisariatit. Vëllai im tërhiqet zvarrë nga drejtori i policisë”, u shpreh mjeku. /a.m/noa.al
Sa po dilte nga hyrja e pallatit, drejtori i Policisë qëllon me grushte mjekun në Berat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





