
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë detaje për dy vajza nga Kamza që u morën si të dyshuara për koronavirus.
Për vajzat që punojnë në Call Center, Albana Fico nga ISHP tha: “Ne raportojmë çdo ditë për raste të reja, emrat nuk raportohen.”
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë në bazë të Bashkive, ku Kamza nuk renditet në hartën e vendeve që kanë konfirmuar raste me koronavirus.
Në komunikatën e ditës së sotme, harta e të prekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Sa i përket ritestimeve, Fico tha se lidhen me rastet e shëruara që raportohen çdo ditë.
Sakaq, sot u konfirmuan 6 pacientë të tjerë të shëruar, të cilët e çuan në 283 totalin e të shëruarve në vend./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





