Transmetuar më 17-04-2020, 11:51

Vajza 22-vjeçare nga Irani që bëri disa operacione për tu dukur si Angelina Jolie thuhet se po mbahet në jetë me anë të ventilatorit për shkak të koronavirusit.

Ajo u sëmur rëndë teksa ndodhej në burg për shkak të aktivitetit të saj në Instagram.

Emri i saj i vërtetë është Fatemeh Khishvand dhe është me origjinë nga Tehrani, por njihet në rrjete sociale si Sahar Tabar dhe është cilësuar si “Angelina Jolie zombi” për shkak të pamjes.

Kur shpërtheu sëmundja, avokatët e saj kërkuan të lirohej nga burgu. Tani thuhet se është në gjendje të rënduar shëndetësore, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Qendra për të Drejtat e Njeriut me qendër në ShBA. tha se një gjykatës në Iran refuzoi ti jepte lirinë me kusht, pavarësisht faktit se koronavirusi po rritet në burgjet e vendit.

Ajo akuzohet për blasfemi dhe nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajim të të rinjve në korrupsion. Të gjitha këto shkaktohen nga imazhet që poston Sahar në rrjetin social Instagram./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd