Transmetuar më 17-04-2020, 10:05

Nëna britanike që solli në jetë binjakët më të vegjël në botë ka humbur njërin prej tyre. Talia Keaters, 33 vjeçe solli në jetë vëllezërit Ashley dhe Joe në prill të vitit të kaluar.

Njëri peshonte 403 gramë, tjetri 429 gramë pasi lindën 17 javë më parë. Ata ishin aq të vegjël sa sytë e tyre mezi dukeshin. Aso kohe, Talia dhe bashkëshorti i saj Oliver u paralajmëruan se foshnjat mund të mos mbijetonin.

Shanset për të jetuar u rritën pasi u kthyen në shtëpinë e tyre në Trowbridge, Wiltshire, kur ishin 4 muajsh e gjysmë.

Por në nëntor të vitit, Ashley u diagnostikua me hipertension pulmonar të pashërueshëm si rezultat i një sëmundje kronike në mushkëri, nga e cila vuanin të dy foshnjat pasi lindën shumë të vegjël.

Për fat të keq, humbi jetën në krahet e nënës në janar të këtij viti, kur ishte vetëm 9 muajsh.

Siç raporton e përditshmja britanike, Talia tha: “Thjesht nuk duket e drejtë. Ata përjetuan shumë dhe i thyen parashikimet së bashku. Në kohën kur Ashley ndërroi jetë, Joe u zgjua duke bërtitur në shtëpi. Më thyhet zemra kur mendoj se nuk do të rriten krah njëri-tjetrit.”

Talia dhe Oliver, janë prindër edhe të katër fëmijëve të tjerë, Imogen, 8 vjeç, Jacob, 7 vjeç, Theo, 6 vjeç, dhe Sebastian, 3 vjeç./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd